Futbolli shëndërrohet në luftë, skena të frikshme në Amerikën e Jugut (FOTO LAJM)

Futbolli në Amerikën e Jugut shpesh herë ka ditur të shkaktojë luftëra e besa edhe vdekje.

Skena të tilla të frikshme janë parë edhe në ndeshjen e fundit në Copa Libertadores Universidad de Chile dhe Brasil International.

Tifozët e skuadrës vendase i kanë vënë flakën një pjese të madhe të stadiumit.

Intervenimi i policisë ishte i pashmangshëm, por gjyqtari nuk vendosi për ndërprerje.

Madje ai nuk ishte incidenti i vetëm i ndeshjes në fjalë pasi para dhe pas takimit ka pasur përleshje të tifozëve dhe skena të tmerrshme nga “Ultrasit” e të dyja palëve.


Shtuar 6.02.2020 17:36