“Dukem shumë e re”, 36-vjeçarja bëri sërish lëmsh rrjetin me foton e fundit (FOTO LAJM)

Sofia Richie u shfaq me linjën e veshjeve të ish-të dashurit, Scott Disick, teksa ishte në plazh të dielën.

E vetëm dy ditë më vonë, Khloe Kardashian, hyri në aktin e promovimit të markës së Lordit. Ylli 36-vjeçar ndau me fansat në “Instagram” një foto të saj, ku shfaqej e veshur me markën “Talentless”. E dukej gati e panjohur me pamjen e saj.

Madje në këtë pozë, edhe vetë Khloe e ka vënë re ndryshimin e madh pasi krahas saj shkruan: “Dukem shumë e re në këtë foto. E dua”.

Kujtojmë se 36-vjeçarja është komentuar shumë së fundmi në lidhje me pamjen e saj, pasi është shfaqur shumë ndryshe nga disa ditë më parë.


Shtuar 8.07.2020 13:10