Dënimi i Manchester City-t, “shpërthen” presidenti i La Ligas

Presidenti i La Ligas, Javier Tabas është ndër të parët që ka reaguar pas dënimit të Manchester City-t nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë të ditur se ka suspenduar për dy vite nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve skuadrën e Manchester Cityt.

Tebas ka thënë se ky vendim i UEFA-s është i mirëpritur, dhe pret që e njëjta gjë t’i ndodh edhe PSG, për shkelje të rregullave financiare.

“UEFA më në fund ka marrë një veprim përfundimtar. Zbatimi i rregullave financiare është thelbësor për futbollin”, ka thënë Tebas.

“Ne kemi kërkuar prej vitesh një veprim të ashpër kundër Manchester Cityt dhe PSG. Më mirë vonë sesa kurrë”.


Shtuar 15.02.2020 09:31