Kishte humbur ditë më parë, gjendet një person i pajetë në qendër të Vlorës

Gjendet trupi i pajetë i një personi në qendër të qytetit të Vlorës.

Viktima është gjetur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, pranë ambulancës së qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale.

Mendohet se prej ditësh ishte larguar nga banesa dhe familjarët po e kërkonin.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 15.08.2021 08:43

Tags: ,