Mes lotëve, e moshuara fryn qirinjtë! Paragjykime, covid dhe dashuri në azil?

Dikur ka qenë kryeinfermiere e përgjithshme e QSUT, por sot Mimoza Kalaja ka marrë një tjetër drejtim në jetën e saj profesionale. Pasi la statusin dhe vendin e rëndësishëm të punës ju rikthye pasionit për të kujdesur për të moshuarit. Vetë ajo personalisht në të njëjtën banesë ku jeton me familjarët e saj kujdeset për gjendjen shëndetësore por edhe atë mendore të 18 të moshuarve. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Kalaja shprehu se përtej sfidave të përditshmërisë, vështirësia më e madhe ishte kur u infektua me covid njëkohësisht me 6 pensionistë, ku ndër ta ishte dhe një 98 vjeçar që sot gëzon shëndet të plotë.

“Unë ende nuk e di si hyri virusi, mbaja një përgjegjësi të madhe përpara familjarëve. Unë i kam informuar që në ditën e parë dhe i kam kërkuar të ma lejnë mua në dorë situatën. Izolova 6 banorët e infektuar ndërkohë që unë vuaja temperatura të larta. Vetë u shtrova në intensive, ku covid u përkeqësua për shkak të ankthit dhe stresit që po përjetoja.” – rrëfeu kryeinfermierja për momentet më të vështira të punës së saj.

Plot historia ka Mimoza për të treguar, por ajo që zgjodhi të ndante me shikuesit ishte rasti i një personi të alkoolizuar që ja doli të “rikthehej” në jetë.

“Një i alkoolizuar, ishte rrëzuar, ishte operuar në kokë dhe ka ardhur në gjendje kome. Familjarët e sollën për të kaluar ditët e fundit aty. Ne e kemi ushqyer me shiringa, dhe ju betohem është ngritur dalëngadalë dhe me këmbët e tija ka shkuar te fëmijët e tij në Itali.”

E pyetur nga Ermal Peçi nëse ka ndjenja dashurie me të moshuarve në studio, Kalaja shprehu:

“Mos u çudisni nëse krijojnë një afeksion mes njëri tjetrit. Nuk e kanë dhënë se janë burra shqiptarë në msohë dhe nuk e japin veten por unë shoh shkëndija të vogla, pyesin për njëri tjetri apo bëjnë biseda të ndryshme.”


Shtuar 23.11.2021 18:36