U arrestua për ndërtimin e kotecit të pulave, gjyshja 82-vjeçare nga Narta “endet” gjyqeve, avokati: Sikur ka ndërtuar pallat (VIDEO)

Pasi u shoqërua në komisariat për ndërtim pa leje, 82-vjeçarja nga Narta e Vlorës sot ishte në seancë gjyqësore.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Kujtim Cakrani, i cili përmes një postimi në Facebook, krahas videos ku shfaqet e moshuara, shkruan se gjyshja 82-vjeçare shkon në gjyq sikur ka ndërtuar pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash.

Postimi:

Sot pas seancës gjyqësore gjyshja 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, që policia e rilindjes e shoqëroj në komisariat dhe më pas e procedoi për ndërtim pa leje.

Mos mendoni se ka ndërtuar ndonjë pallat 10 katësh në qendër të Vlorës jo, ndërtimi pa leje konsiston në rregullimin e kotecit të pulave.

Do ndërtojmë shtet apo do tallemi./albeu.com/