Po mahnit të gjitha ekipet e mëdha, Kvaratskhelia në gjurmët e klubit më të madh

Ndikimi dhe performanca e Khvicha Kvaratskhelia me Napoli nuk po i lë indiferentë klubet e mëdha nga e gjithë Europa.

Sulmuesi gjeorgjian po magjeps me skuadrën e Luciano Spallettit, me ndeshje të jashtëzakonshme të cilat ai i performonë në mëyrë magjike. 8 gola dhe 10 asiste deri më tani për anësorin e Napolit.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, një nga skuadrat në gjurmët e djaloshit është Real Madrid i Carlo Ancelotti, një klub që në të ardhmen do ta donte në ekip duke formuar një treshe sulmi me fantazi dhe teknik bashkë me Vinicius Jr dhe Rodrygo./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.11.2022 17:42