Barcelona shton presionin për Neymar dhe Martinez

Gjiganti katalunas pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës, duke u përforcuar sidomos në fazën ofanzive

Barcelona po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës së ardhshme.

Gjiganti katalunas synon të forcohet mbi të gjitha në fazën ofanzive.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se kampioni aktual spanjoll do të mundohet t’i transferojë Neymarin e Paris Saint-Germainit dhe Lautaro Martinezin e Interit.

Sidoqoftë, fillimisht katalunasit duhet të shesin lojtarë për të bërë para për blerjen e këtyre dy yjeve.

Gjithashtu, “Blaugrana” e kanë në opsion edhe shkëmbimin e lojtarëve me parisienët dhe Zikaltrit.

Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Ousmane Dembele mund të përfshihen në këto shkëmbime.


Shtuar 19.03.2020 13:56