Merrni masa për fundjavën, reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin

Moti sot është i kthejllët, por nesër do të ndryshojë. Sipas parashikimit të Shbërbimit Meteologjik Ushtarak, nesër moti prashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të jenë më të përqëndruara në zonat malore të vendit. Në Alpe dhe lokalisht në verilindje e lindje të vendit vranësirat hera-herës do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotëroj në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek./albeu.com


Shtuar 17.12.2021 15:20

Tags: