Messi zëvendësohet pas 45 minutave të para

PSG mbylli pjesën e parë në disavantazh ndaj Lille.

Golin e pjesës së parë për kampionaët e shënoi Jonathan David në minutën e 31-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Lionel Messi është larguar nga fusha ku është zëvendësuar nga Mauro Icardi.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim apo ishte vendim taktik nga Mauricio Pochettino, sidoqoftë tashmë është e qartë që mes dy argjentinasve ka një pengesë dhe një marrëdhenie të ftohtë mes tyre, pasi kjo nuk ishte hera e parë që Messi zëvendësohet.


Shtuar 29.10.2021 22:21

Tags: ,