“Në Kosovë pedagogët paguhen dyfish se në Shqipëri”, Berisha për protestën: Më mirë në diktaturë sesa tani

Mbrëmjen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp ku po flet për disa tema.

Një ndër më kryesoret është ajo e protestave ku thekson se këto janë protesta të shqiptarëve.

Berisha nuk ka lënë pa përmendur as protestën e pedagogëve ku ka krahasuar dy paga atë të shoferit të fondit shqiptar të zhvillimit dhe rrogën e një pedagogu në Kosovë me atë të pedagogëve shqiptarë.

Ai ka theksuar se më mirë ishte në diktaturë sesa tani.

Berisha: Protesta është tani kryefjala e PD-së si dhe ajo e shpëtimit të Shqipërisë. Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë gjendje, pasi Rama kalon nga një mashtrim në një mashtrim tjetër në një vjedhje tjetër. Gjendja e universiteteve është kjo. Po marr një shembull shumë konkret. Një shofer ne fondin shqiptar i zhvillimit merr një ë 4 herë më të madhe se një lektor. Ky është një përçmim. Kjo nuk ndodh në botë. Dhe pedagogut i leverdis të punojë më shumë shofer sepse dhe ai ka një familje. Pedagogët e Kosovës marrin dyfish sesa pedagogët shqiptarë. Më mirë në diktaturë sesa tani… Ky jua ndaloi për 8 vite me radhë kërkimet shkencore në doktoratura, pasi për çdo artikull ata nuk paguhen ndërsa ne në diktaturë ne paguheshim për një shumë të caktuar. Sot për të shkuar në një kongres biletat ata i paguajnë vetë, ndërsa atëherë na i paguante shteti./albeu.com

 


Shtuar 19.10.2022 19:41