Tani ka Benin, Jennifer Lopez i kthen mbrapsht dhuratën super luksoze Alex-it (FOTO LAJM)

Jennifer Lopez jo vetëm që nuk ka lënë gjurmë të ish-it të saj, Alex Rodriguez në rrjetet sociale, por duket se ka vendosur që t’i “zhdukë” edhe ata në jetën reale.

Kjo gjë u kuptua nga një foto e Alex në “Instagram” teksa pozonte pranë një makine të kuqe Porsche, dhuratë që dikur i kishte bërë ish të fejuarës, Jennifer Lopez.

Makinën luksoze ia kishte bërë surprizë kur artistja kishte mbushur 50 vjet, e cila kishte vlerën prej 140 mijë dollarësh.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Alex Rodriguez ka reaguar dhe ka folur për herë të parë për ndarjen e bujshme nga J. Lo.

Në një intervistë të dhënë, ai është shprehur mirënjohës për jetën e jashtëzakonshme që pati me ish të dashurën e tij.

“Për 5 vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë. Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen”, tha ai për “Entertainment Tonight”.

Nga ana tjetër, Lopez është duke jetuar romancën me dashurinë e saj të vjetër, Ben Affleck dhe më herët ka fshirë çdo gjurmë që kishte mbetur në Instagram-in e saj nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.