Mbappe shuan zërat e lamtumirës: Unë nuk largohem nga Parisi

“Këtu në Paris jam shumë i lumtur dhe nuk kam kërkuar asnjëherë të shitem në janar”.

Kylian Mbappe pas fitores së djeshme 1-0 ndaj Marseille, ka folur për mediat duke u shprehur se ai nuk dëshiron të largohet nga PSG në asnjë sezon të merkatos, duke i mohuar kategorikisht thashethemet.

“Unë nuk jam i përfshirë në këto thashetheme, as nga afër e as nga larg”, shtoi francezi në lidhje me thashethemet që qarkullojnë prej disa ditësh se ai do të donte të largohej nga Parisi për në Madrid.

Madje ditët e fundit thuhej se Liverpool do të ishte i gatshëm të ofronte një shkëmbim kokë më kokë Mbappe-Salah./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 17.10.2022 07:54