Merret vendimi, kur do të rifillojë transporti urban

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se 15 qershori do të jetë data e rifillimit të transportit urban.

Në njoftim thuhet se udhëtarët duhet t’i përshtaten rregullave të reja, ku konkretisht:

automjetet do të mbajnë 70% të kapacitetit të lejuar

pasagjerët duhet të pajisen me maska dhe të ruajnë distancën.
Njoftimi

Një lajm i mirë për 👫qytetarët dhe sektorin e 🚍transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP


Shtuar 7.06.2020 12:28