Austria dërgon pajisje mjekësore në ndihmë të Shqipërisë për përballjen me koronavirusin

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihma të tjera për Shqipërinë në përballimin e situatës me koronavirusin.

Pajisje mjekësore kanë ardhur nga Austria përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Në këtë paketë ndihme janë dhuruar plotë 2000 pako me dorashka si dhe 3740 litra dezinfektues mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Një tjetër donacion i pajisjeve mjekësore që do të ndihmojnë Shqipërinë 🇦🇱 në luftën kundër #COVID19 arriti sot falë Austrisë 🇦🇹 përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian 🇪🇺 #EUcivpro:
👉2000 pako me dorashka
👉3740 litra dezinfektues mjekësor”


Shtuar 13.05.2020 13:10