Degradimi i debatit, Arjan Konomi kërkon largimin e Neda Ballukut nga “Përputhen” (VIDEO)

Një nga ngjarjet më të komentuara të “Për’puthen” në këtë sezon ka qenë debati mes dy opinionistëve, Arjan Konomit dhe Neda Ballukut. Përtej asaj çfarë i thanë njëri-tjetrit në studion e programit, të dy e kanë komentuar sërish përplasjen. E para ishte Neda në “Goca dhe Gra” që tha se nuk mundi të duronte më batutat dhe ngacmimet që kaluan në personale, megjithatë e quajti kolegun “një njeri me mjaft eksperiencë”.

Ndërkohë Arjan i ftuar dje në “Më lër të flas”, bashkë me autoren e programit, Olsa Muhameti, u bë pjesë e lojës së makinës të vërtetës ku ju kërkua të fliste edhe për Nedën.

Shumë i sinqertë, i pyetur nëse do donte që ajo të largohej nga emisioni, Konomi u përgjigj:

“Do doja që të ikte po, se kuptoj pse më zë kohën mua. Kushdo që të ishte”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)