Aston Villa mposht Arsenalin dhe shpreson te mbijetesa (VIDEO)

Arsenali si duket ka marrë “mësysh” pas fitores ndaj Liverpoolit dhe Manchester City.

Skuadra e Mikel Artetas është mposhtur 1-0 nga Aston Villa, shkruan Albeu.com.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Trezeguet në minutën e 27.

Shpresat për të hyrë në Europë tashmë Arsenalit i ka nga FA Cup ku në rast triumfi ndaj Chelsea në finale atherë “Topçinjtë” do të luajnë sezonin e ardhshëm në Europa League.

Kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit, Aston Villa me këtë fitore është ngjitur në vendin e 17-të që e mban në Premier League edhe sezonin e ardhshëm. /albeu.com.


Shtuar 21.07.2020 21:59