Vaj apo krem plazhi? Cili është i duhuri për lëkurën tuaj

Deti dhe dielli janë fjalët kyç të verës, por duhet të shtojmë edhe një të tretë, “mbrojtësit” nga dielli. Dhe kjo vlen për të gjithë: si për adhuruesit e lëkurës me ngjyrë apo edhe për ata që nuk janë aq të dhënë. Rrezet e diellit janë të dëmshme për lëkurën tonë dhe mbrojtja e vetme që kemi në dispozicion janë vetëm produktet solare.

Aspekti më i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është faktori i mbrojtjes së diellit (SPF). Kjo vlerë tregon kapacitetin mbrojtës dhe sa më i lartë të jetë, aq më e lartë është përqindja e rrezeve UVB të filtruara, ndërsa e kundërta, sa më e ulët aq më i madh probabiliteti i shkaktimit të djegieve dhe skuqjeve.

Por çfarë të zgjidhni, krem, vaj ose spray? Çdo gjë varet nga lloji i lëkurës dhe nevojat tuaja.

Krem dielli: për të mbrojtur dhe hidratuar lëkurën

Kremi i diellit, përkundër popullaritetit të vajrave dhe sprajeve, mbetet një zgjedhje e përjetshme. Përveç mbrojtjes nga rrezet e diellit ai ka edhe veti hidratuese. Vazhdimisht hidratimi është i nevojshëm për kujdesin ndaj lëkurës, por në verë, hidratimi bëhet edhe më i domosdoshëm për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj diellit që e than lëkurën e fytyrës dhe trupit.

Një tjetër plus është edhe fakti që në rastin e përdorimit të tij është më e lehtë mundësia për të gjetur krem ​​specific, bazuar në llojin e lëkurës dhe problemet e mundshme të saj.

Për të mbrojtur lëkurën tuaj nga plakja e parakohshme e shkaktuar nga rrezet e diellit, blini krem për mbrojtjen nga dielli me një filtër UV. Kremi solar është i përshtatshëm për fëmijët por edhe për njerëzit që kanë një ngjyrë lekure të hapur.

Vaj diell: për të ushqyer lëkurën dhe për të përshpejtuar marrjen e ngjyrës

Le të fillojmë me një premisë: vaji i plazhit nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Nëse vuani nga aknet, keni një ngjyrë të hapur ose lëkurë të yndyrshme, vaji nuk është mbrojtja e duhur nga dielli për ju. Vajrat në të vërtetë formojnë një barrierë transparente dhe rezistente ndaj ujit që e bën lëkurën të ndritshme dhe tërheq rrezet e diellit, duke përshpejtuar kështu ngjyrën çokollatë. Për këtë arsye është më i përshtatshëm për njerëzit që kanë lëkurë të errët ose që e kanë tashmë ngjyrën e lëkurës.

Vaji solar ka veti ushqyese dhe tonifikuese, por duhet të përdoret vetëm në pjesët e trupit. Ai kurrë nuk duhet të aplikohet në fytyrë, e cila duhet të jetë gjithmonë e mbrojtur dhe hidratuar me mbrojtës nga dielli. Në gamën e gjerë të vajrave të diellit, ne rekomandojmë blerjen e atyre të prodhuara me vajra me origjinë natyrale (arrë ose kokos), të cilat përmbajnë antioksidantë por edhe që janë të pajisur me faktor mbrojtje nga dielli.

Spraj diellor: i rehatshëm dhe freskuese

Spraj diellor në krahasim me dy produktet e mësipërme është sigurisht më i përshtatshmi për t’u aplikuar. Krahasuar me kremin, zakonisht ka një përbërje më të lehtë, thahet më kollaj dhe ndryshe nga vaji mund të aplikohet në të gjithë trupin. Përveç mbrojtjes së lëkurës nga rrezet ultravjollcë, ai jep një efekt të këndshëm freskues, i përsosur për ditët më të nxehta. I disponueshëm me faktor mbrojtës të ndryshëm, filtra UV dhe esenca, spraj është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe moshat.


Shtuar 23.07.2020 13:32