Hynë ilegalisht në Shqipëri, ndalohen 8 klandestinë në Korçë

Tetë klandestinë janë kapur nga policia në Maliq të Korçës.

Mësohet se ata janë të kombësive të ndryshme, nga Siria, Maroku dhe Algjeria.

Klandestinët vinin nga Greqia teksa kishin kaluar qytetin e parë kufitar Bilishtin ku dhe ishin pikasur.

Policia bëri ndjekjen e tyre deri në Maliq ku dhe u kapën teksa ata po pyeten në komisariat se nga vinin dhe cili ishte destinacioni.

Në shumicën e rasteve destinacioni i tyre janë vendet e BE-së.


Shtuar 12.05.2020 17:52