6 ditë trupi qëndroi nën dhe! Del ekspertiza, minatori 60-vjeçar vdiq nga asfiksia 

Pas 6 ditësh, dje u arrit nxjerrja e trupit të minatorit Muharrem Plaku, nga minierat e Bulqizës. Sot është zbardhur edhe ekspertiza mjekoligjore duke zbuluar shkaqet e vdekjes.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore pranë Spitalit të Bulqizës për të kryer të gjitha ekspertizat. S

ipas mjekëve, vdekja e 60-vjeçarit ka ardhur si pasojë e asfiksisë, që do të thotë për shkak të mungesës së oksigjenit në galerinë ku ndodhi tragjedia.

Më pas, trupi u është dhënë familjarëve për të kryer ritet e fundit mortore. /albeu.com/