Qeveria u mbylli punën, Devis Xherahu shpërthen në lot: Nuk jam i pasur

Në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, këngëtari Devis Xherahu ka folur për masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Xherahu u shpreh se kishte menduar të kthehej në Shqipëri për të vazhduar karrierën e tij, por në këto kushte e ka të pamundur.

Këngëtari tregoi se nuk dëshiron të largohet nga vendi, mirëpo qeveria po i “zbon” të gjithë artistët.

Siç u shpreh ai, këngëtarët shqiptarë s’janë as Celine Dion dhe as Michael Jackson, që të rrinë edhe 100 vite pa punuar.

“Unë kam bërë karrierë rreth 11-12 vjet në Greqi dhe pasi fillova të ngrihesha aty, mendova të vija në Shqipëri, në vendin tim dhe ta vazhdoja aty karrierën time. Janë 5 lekë më pak, por jam në vendin tim. Ky vend me këtë masë që mori, ne po na zbon.

Unë nuk dua të largohem nga vendi im, do jem i fundit, si ai kapiteni i anijes. Por me këtë gjë që po bëhet ne nuk kemi mundësi tjetër.

Shqipëria nuk ka këngëtarë të pasur, ne nuk jemi as Michael Jackson apo Celine Dion që të rrimë edhe 100 vjet pa punuar.”- u shpreh këngëtari i përlotur.


Shtuar 22.07.2020 18:10