Haki Çako jep “urdhrin”: Dilni urgjent nga shtëpitë e dëmtuara!

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako i bën thirrje banorëve me banesa të dëmtuara seriozisht duhet të largohen.

Në një lidhje telefonike, ai tha se nuk ka vend për panik, ndaj qytetarët duhet të qetësohen.

Haki Çako: Gjej rastin të bëj thirrje për të gjithë qytetarët që kanë konstatuar dëme serioze në banesat e tyre, duhet patjetër që të largohen nga ai ambient duke u sistemuar në çadra apo në hotele.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat dhe po bëhen vlerësime, shkruan Ora News.

Haki Çako: Janë marrë të gjitha masat. Shtabet e emergjencave janë funksionale. Në këto kushte jemi duke menaxhuar gjithë informacionet që vjen, nga bashkitë përkatëse. Deri në këto momente nuk kemi dëme të raportuara


Shtuar 28.01.2020 22:16