Komunikimi në “kaos”, zbulohet shkaku i bllokimit të Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë bllokuar prej orës 17:40 të ditës së sotme, duke mos ofruar shërbim për qytetarët.

Të tre aplikacionet janë në pronësi të Mark Zuckerberg dhe momentalisht janë të paaksesueshme.

Ky problem ka prekur gjithë përdoruesit në mbarë botën dhe për momentin komunikimi virtual është në kaos.

Gjithashtu privatësia e shumë qytetarëve në mbarë globin është e rrezikuar.

Facebook deklaroi “Ne jemi të vetëdijshëm se shumë njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim“. Asnjë arsye zyrtare për problemin nuk u dha.

Ekspertët e rrjetit online hodhën hipoteza se shkaku mund të përfshijë një gabim me “DNS”, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook. “DNS” shpesh krahasohet me një libër adresash ose një libër telefoni për internetin, që tregon shfletuesit në sistemin kompjuterik. Në të kaluarën problemet me “DNS” çuan në ndërprerje në disa vende.

Hera e fundit që Facebook ra ishte në muajin qershor të këtij viti. Megjithatë, kishte edhe probleme muajin e kaluar, kur Instagram ra për 16 orë. Jake Moore, specialist i sigurisë kibernetike tha se ndërprerjet po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u parashikuar./albeu.com