E zbulojnë mediat serbe, sot takohet Albin Kurti me Vuçiç

Kryeministri i Kosovës Albin Kurto do të takohet me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Slloveni ditën e sotme.

Kështu shkruajnë sot mediat serbe, ku  sipas Euronews Serbia ata do të takohen në pauzën mes dy sesioneve të samitit të Sllovenisë, i cili po mbahet në Brdo.

Në takimin mes Vuçiç dhe Kurtit do të marin pjesë presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja aktuale gjermane Angela Merkel.

“Në margjinat e samitit, është planifikuar një takim midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron” shkruan Euronews. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.10.2021 11:20