Juve i mposhti, Tuchel i thumbon: Është e vështirë të luash ndaj një skuadre që mbrohet aq shumë

Thomas Tuchel pas humbjes ndaj Juves, ka ironizuar ekipin italian për mënyrën se si mbrohet.

“Është shumë e vështirë të vendosësh një ritëm të madh kundër një ekipi që mbrohet në thellësi të zonës së tyre. Nëse ne mbroheshim ashtu kundër City ishte e vështirë për ta të krijonin shanse. Ishte e njëjta gjë për ne këtu.

“Por ndryshimi ishte se ne dhamë dy shanse të mëdha dhe i dhamë besimin përsëri në stadium”.


Shtuar 30.09.2021 18:03