PSG, Campos: Mbappe nuk ka thënë se dëshiron të largohet

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, u përpoq mbrëmë para ndeshjes së Champions League kundër Benfica të mohonte që Kylian Mbappe, me të cilin ai ka një marrëdhënie të fortë që kur lojtari ishte 14 vjeç, dëshiron të largohet nga klubi francez në janar.

“Unë jam me Mbappe çdo ditë, ai kurrë nuk më tha se donte të largohej në janar. Nuk është një deklaratë lojtari, është informacion nga shtypi.

Unë jam shumë serioz dhe jam këtu për ta mohuar dhe për të thënë qartë se Mbappe nuk ka folur me mua apo me presidentin për largimin në janar”, ka theksuar i bindur Campos./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.10.2022 15:37

Tags: , ,