Deputeti i PD-së shfaqet si “amvisë”, Korreshi gatuan bukë, e shoqëron me fasule dhe qepë (FOTO LAJM)

Shpeshherë kemi parë që deputetët e shfrytëzojnë fundjavën e tyre duke udhëtuar dhe duke qenë pranë familjes.

Por kësaj here deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi na ka sjellë dicka ndryshe.

Ai e ka kaluar këtë të dielë duke gatuar në shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi shfaq anën e tij si “amvisë” teksa tregon se ka përgatitur brumin për bukën që ka preferuar ta pjekë në shtëpi.

Në foton tjetër, ai tregon se bukën e bërë vetë ka zgjedhur ta shoqërojë me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë.