Pedagogët në protestë, Berisha: PD në mbështetje të plotë, kërkesat e tyre legjitime

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së është shprehur fillimisht se është në mbështetje të plotë të pedagogëve  të cilët sot sipas tij janë ngritur në një protestë të fuqishme.

Po ashtu Berisha ka dënuar deklaratat e kryeministrit Rama duke thënë se kryeministri i është përgjigjur pedagogëve  me një qëndrim cinik, urrejtës dhe përçmues.

Sali Berisha:

“Dua të shpreh mbështetjen e plotë të PD për pedagogët që janë në protestë. Sot organizuan një protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik për kërkesat më legjitime të tyre.

I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri, që është në rrokullisje të madhe.”/albeu.com