U vodh një ditë më parë në Lushnjë, “Benzi” gjendet në Vlorë

Një automjet tip “Benz”  me targa AA390PO është gjetur sot në Vlorë. Burime bëjnë me dije se është mjeti që u vodh mbrëmjen e djeshme në Lushnjë në zonën e “Pushkatimit të Shoferit”.

Makina, në pronësi të Martino Peqinit  është gjetur në afërsi të lagjes 10 korriku në qytetin bregdetar./albeu.com