Bombardimet ruse, Kievi: Nesër ndalojnë eksportet e energjisë elektrike në Evropë

Ministria e Energjisë e Ukrainës ka thënë se do të ndalojë eksportet e energjisë elektrike pas sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën energjetike sot.

“Sulmet e sotme me raketa, që goditën gjenerimin termik dhe nënstacionet elektrike, e detyruan Ukrainën të pezullojë eksportet e energjisë elektrike nga 11 tetori për të stabilizuar sistemin e saj energjetik”, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Vendimi vjen pasi Rusia nisi sulmet e saj më të përhapura me raketa në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, duke hedhur shi raketash në qytete dhe duke prishur furnizimin me energji elektrike, në atë që presidenti rus Vladimir Putin e quajti hakmarrje për një urë të hedhur në erë.

Ministri i energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko tha se sulmet ndaj sistemit energjetik ishin më të mëdhenjtë gjatë gjithë luftës. Në një transmetim televiziv, ai tha se sulmet me raketa në të gjithë zinxhirin e furnizimit (janë bërë) për të bërë sa më të vështirë ndërrimin e furnizimit.