Si iu duk prezantimi live i DWS? Dalina Buzi flet për Bora Zemanin: I thashë personalisht

Spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars” u prit me padurim nga pubiku pasi por rikthehej pas shumë vitesh në ekranet shqiptare. Në natën e parë të spektaklit u komentua jo pak edhe moderatorja Bora Zemani, të cilën e pamë duke prezantuar një program live, ndryshe nga “Për’puthen”, i cili ishte një program i regjistruar.

Së fundmi anëtarja e jurisë Dalina Buzi, është pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”

Dalina shkruan se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen shoë-n tek vetja. Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- shkruan Dalina.