Kush e ka videon e “famshme” të Ervis Martinajt? Artan Hoxha zbulon detaje

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se video e shumëpërfolur e Ervis Martinajt ku ai i ofron një grupi kriminal 50 milionë euro për ta liruar është zhdukur.

I pyetur nga moderatoi Xhafo se ku qarkullon tashmë kjo video, Hoxha tha se nuk ka më një video të tillë në qarkullim.

Xhafo: Hoxha ke thënë që ke parë një video?

Hoxha: Ku e ke dëgjuar ti këtë. Nuk po të them as e kam parë e as nuk e kam parë. Nëse dikush thotë se e kam parë ti duhet të shkosh tek Policia Gjyqësore, unë nuk kam plan të shkoj atje sot.

Hoxha: Nuk qarkullon asgjë më.

Misteri mbi zhdukje e “mbretit” të lojërave të fatit sa vjen edhe shtohet. Kur jemi rreth 3 muaj nga njoftimi për zhdukjen e tij, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar.

Pavarësisht kërkesës nga kryeministri Rama, as policia dhe as prokuroria nuk e kanë “hapur gojën”.

Zhdukja e Martinajt duket se ka përfshirë drejtpërdrejtë edhe strukturat e policisë pasi vetë efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami shërbente si badigard dhe shofer i tij.

Krahas kësaj, gazetarët e kronikës kanë raportuar më herët se Lami është “rrëfyer” te Gledis Nano mbi pagesat që merrnin shefat e komisariateve nga Martinaj pak para se kreu i Policisë së Shtetit të dorëhiqej.

Zhdukja e Martinajt nuk i ngjan një zhdukjeje rutinë të personazheve të krimit apo qytetarëve të thjeshtë për shkak të lidhjeve të tij të forta me Policinë e Shtetit, por edhe aktorëve të fuqishëm në tregun e lojërave të fatit që do të ishin të interesuar për nxjerrjen e tij nga loja, siç deklaruar dhe Artan Hoxha.