Raporti i Shqipërisë me qeverinë e re të Italisë? Rama: Kemi lidhje të hershme historike, kujtojmë Berlusconin me Nanon (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi raportet që do të ketë Shqipëria me qeverinë e re të Italisë, duke qenë se ajo i përket qendrës së djathtë.

Rama u shpreh se marrëdhëniet nuk përcaktohen nga kahet politike, duke sjellë në vëmendje raportet që ish-kryeministri Silvio Berlusconi, i qendrës së djathtë, kishte me Fatos Nanon.

Komentet Rama i bëri në një intervistë për median italiane SkyTg24.

Rama: Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berluskonin që është përfaqësuesi i së djathtës. Berluskoni ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon. Ka pasur periudha kur në Itali kanë qenë qeveri të djathta ndërsa në Shqipëri kanë qenë të majta. Kemi lidhje të hershme historike, nuk ka ndarje kahesh politike. Çdo gjë që shihni në Tiranë si monument kulture, janë bërë nga arkitektët italianë. Nuk ka receta për të djathtën dhe të majtën.

Ndër të tjera, Rama foli edhe për raportin e Shqipërisë me Rusinë, pas luftës në Ukrainë. Ai shprehet se Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie të veçantë me Rusinë, pasi sipas Ramës, ata kanë bërë disa gjëra që kanë ndikuar tek vendi ynë.

Rama: Nuk do ketë forcë që do të na kthejë në të shkuarën. Demokracia është element që mbrohet më shumë se çdo vend tjetër. Ne nuk kemi raporte të veçanta me Rusinë sepse ka bërë disa gjëra që në njëfarë mënyre kanë ndikuar tek ne. Na ka bërë që të jemi vendi më pro amerikan. Sepse 50 vjet kemi qenë të bombarduar nga mëngjesi në darkë. Mos mendoni kurrë që t’i afroheni Amerikës se është e keqja më e madhe. SHBA tashmë është kthyer në mollën e Adamit. Kaluam nga vendi anti-amerikan në vendin më pro amerikan në botë. Është arsyeja pse ne nnuk kemi asnjë lidhje dhe asnjë raport me Rusinë.

Sepse e kemi patur në Bulevard deri në vitin 1990. Ne marrëdhëniet me Rusinë i kemi prishur në vitin 1960, kur erdhi Hrushov në Pushtet. Enver Hoxha e akuzoi atë si tradhtar. Ne e thoshim me zë të lartë këtë. Pas 1990 ne nuk kemi pasur asnjë prirje për t’u afruar me Rusinë. Nuk kemi të bëjmë me Rusinë nga asnjë lloj pikëpamje. Mund të qëndrojmë pa ta. Nuk kemi asnjë problem të vendosim asnjë sanksion ndaj tyre. Me Kinën kemi një marrëdhënie normale. Kina ka një prani të vogël. Ne me Kinën kemi pasur një martesë, kemi qenë shumë të afërt. Tashmë nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveçse asaj të hyrjes në Europë.