"Bën kjo katunarja sikur ç'ka bërë", Arbana turpëron vajzën që i nisi gabimisht mesazhin (FOTO LAJM)

Ky Instagrami i mirë dhe argëtues, por shumë i ndërlikuar. Sa herë keni ngatërruar mesazhet dhe ia keni dërguar personit të gabuar? Nëse asnjëherë, urime je një rast i rrallë.

Megjithatë shumica jonë e ka provuar këtë “eksperiencë”, ose duke dërguar ose duke marrë mesazhe të gabuara. Arbana Osmani na ka treguar disa herë se fansat i çojnë shpesh mesazhe gabimisht kur duan t’ia dërgojnë dikujt tjetër.

Mirëpo, rasti i fundit ishte epik. Ashtu si zakonisht, moderatorja ka ndarë një recetë me ndjekësit e saj, duke iu treguar se si të gatuajnë cheesecake me salmon, teksa ka treguar se vetë duke qenë se është në dietë e ha salmonin mbi tost me avokado.

Mirëpo, jo të gjithë ndjekësit i marrin si këshilla, pasi ka edhe nga ato që i keqinterpretojnë gjërat. Një fanse gabimisht i ka dërguar një mesazh Arbanës ku i shkruan “Bën kjo katunarja, sikur çfarë ka bërë, sikur nuk e dimë ne. Kur hanim ne avocado a salmon, kjo hante sufllaqe.”

E sigurisht me gjithë sportivitetin që e karakterizon, Arbana e ka ndarë këtë mesazh në Instastory, duke ia kthyer: “Ka ca që më vdesin pastaj. Nga seria “doja me ia nis një shoqe, po ta nisa ty gabimisht”. Unë vdes për sufllaqe. Ku ta gjej ta ndërroj salmonin me sufllaqe.”

Me siguri vajza në fjalë as që e kishte menduar se ky mesazh do shkonte deri tek Arbana, kur ka shkruar këto fjalë. Por, një këshillë: Kini kujdes nga mesazhet që dërgoni.
Shtuar më 18/01/2021, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori