PAMJET/ Rusët e kontrolluan kamionin me eksploziv përpara se ta linin të kalonte

Në media është publikuar një video e marrë nga kamerat e sigurisë që tregon kamionin me eksploziv duke u kontrolluar nga forcat ruse të sigurisë. Po ashtu, autoritetet njoftuan se si pasojë e shpërthimit, tre persona humbën jetën.

Sipas asaj që duket në video, autenticiteti i së cilës mbetet për t’u konfirmuar, zyrtarët kontrolluan rimorkion e kamionit por nuk vunë re asgjë të dyshimtë. Pak minuta më vonë, sipas një video tjetër që tregon momentin e shpërthimit, kamioni shpërtheu teksa ata ishin në lëvizje.

Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase shpjegojnë se hyrja në urën e Krimesë nuk është e lehtë. Sistemet e kontrollit ST-6035 janë instaluar në hyrje nga drejtoria përkatëse e sigurisë e Ministrisë së Transportit të Rusisë dhe ka sisteme kontrolli të eksplozivëve.

Sipas hetimeve, pronari i kamionit dhe ndoshta drejtuesi i tij është banues në Krasnodar.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin u informua për “emergjencën” në urë dhe urdhëroi një hetim qeveritar, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , sipas agjencisë së lajmeve Interfax.