Tronditëse në Kaliforni, u rrëmbyen pak ditë më parë, gjendet e vdekur familja prej 4 anëtarësh

Kërkimi për një familje prej katër anëtarësh të rrëmbyer në Kaliforni përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme. Autoritetet kanë gjetur trupat e tyre të pajetë në një zonë ferme rurale.

“Sonte, frika jonë më e keqe është konfirmuar,” tha Sherifi i Qarkut Merced Vern Warnke gjatë një konference për shtyp. “Tmerrësisht, tmerrësisht e pakuptimtë ajo që ndodhi këtu.”- tha më tej ai.

Trupi 8 muajsh i Aroohi Dheri u gjet në të njëjtën zonë me prindërit e saj Jasleen Kaur dhe Jasdeep Singh, së bashku me trupin e xhaxhait të fëmijës Amandeep Singh, tha ëarnke. Autoritetet morën një telefonatë në zonë të mërkurën pasdite.

Familja ishte zhdukur që nga e hëna, pasi u rrëmbyen nga një burrë i armatosur me armë dhe u futën me forcë në një kamion.

Policia ka vënë në pranga një person të cilin e konsideron si person të dyshuar për rastin. Burri pritet të japë dëshminë për autoritetet mirëpo motivi se përse është kryer kjo vrasje mbetet ende mister.


Shtuar 6.10.2022 07:58