E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Zyrtarët amerikanë habiten prej materialeve të dërguara nga Turqia për ekstradimin e Gylenit
Ndërkohë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ka tre vjet që këmbëngul se ka dërguar të gjitha dosjet me provat e nevojshme për deportimin ose ekstradimin e Fethullah Gylenit, në pah del se deri më tani nuk është bërë asnjë hap konkret. Sepse, në të vërtetë, nuk ka ekzistuar asgjë tjetër përveç lajmeve të organeve mediatike që pompojnë ato ç’thotë presidenti.

Dosjet dërguar SHBA-ve i kanë habitur zyrtarët amerikanë
Një gazetar turk në Shtetet e Bashkuara, Ilhan Taner, në një postim të tij në rrjetin social Tëitter është shprehur se “sipas burimesh të sigurta është bërë e ditur se shumica më e madhe e dosjeve të dërguara është në gjuhën turke, megjithëse në marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve ekziston një traditë e përkthimit të dokumenteve në atë gjuhë, ose të paktën në anglisht. Fakti që materialet që përmbajnë dosjet janë në gjuhën turke, tregon se, në të vërtetë, deri më tani nuk ka pasur asnjë dosje të gatshme përsa i përket kërkesës për eksradim dhe janë dërguar vetëm materialet e gjendura gati, në nxitim e sipër. Ndërkohë që nga organet e tyre mediatike po pompojnë idenë se janë dërguar plot 85 kuti me prova…


Kjo mungesë serioziteti është kthyer në shkak për t’u tallur

Propaganda e pandërprerë për plot 3 vjet e Erdoganit dhe qeverisë së AKP-së dhe drejtimi ndaj palës amerikane me mungesë serioziteti që në fillim është kthyer në objekt të qeshurash.

Ndërkohë gazetari turk Tanër është shprehur se pala amerikane i ka përkthyer me mundësitë e veta një pjesë të mirë të dosjeve dhe vlerësimi i tyre është se deri më tani nuk kanë vërejtur asgjë bindëse. Kjo mospërputhje mes propagandës së rëndë të këtyre tri viteve dhe mungesës së seriozitetit në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm tregon edhe njëherë se e gjithë zhurma e bërë prej Erdoganit i shërben atij veçse për politikë të brendshme.

Tani me miliona njerëz që i besojnë pa asnjë kusht lidershipit të Erdoganit dhe partisë për Drejtësi dhe Zhvillim duhet të bëjnë vetëm një pyetje: Ato argumentet që keni propaganduar për plot tri vjet, të cilat me ç’duket i paskeni përdorur për të vënë në gjumë opinionin publik të brendshëm, mos vallë nuk kishin kurrfarë baze ose vlere?
Shtuar më 21/08/2016, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori