Zyrtarisht jashtë BE, Britania i nis letrën presidentit të KE-së
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka nënshkruar letrën që nis zyrtarisht daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra e May, të cilët kanë publikuar një fotografi të kryeministres duke nënshkruar dokumentin historik, i cili pritet t'i dërgohet sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tim Barrow, ambasadori britanik në BE do t'ia dorëzojë letrën personalisht Tuskut gjatë ditës së sotme, përmes së cilës, Britania thirret në Artikullin e 50-të të Traktatit të Lisbonës, për të nisur procedurën e daljes nga BE-ja. Ky proces do të zgjasë dy vjet, raporton "Rel".

Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja.

Zyra e May ka thënë përmes një deklarate për media, ka njoftuar se pas kryesimit të kabinetit në mëngjesin e sotëm, kryeministrja do t'i adresohet Parlamentit britanik dhe do t'ju tregojë ligjvënësve se ajo dëshiron të përfaqësojë "çdo person në Britani të Madhe", duke përfshirë shtetasit e BE-së në negociatat e Brexit.

"Kjo është vendosmëria ime që të arrijë marrëveshjen e duhur për çdo person në këtë vend", citohet të ketë thënë May.

Britania iu bashkua Bashkimit Evropian më 1973 dhe është vendi i parë që thirret në Artikullin e 50-të. /albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori