“Ndjesë që ju zgjoj si gogol”, Rama nga selia e PS-së me Fatos Nanon në sfond

Pak orë para nisjes së Kongresit të PS-së, Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.

Ajo që bie në sy është se Rama nga postuar një foto nga selia e PS-së, ku pas tij është varur në mur fotoja e ish-kreut historik të PS-së, Fatos Nano.

‘Mirëmëngjes dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë!’ shkruan Rama.


Shtuar 9.04.2022 08:02