Zyrtari i lartë akuzohet për vendosje kamere të fshehtë në tualetin e ambasadës
Një ish-oficer i lartë detar nga Zelanda e Re është
akuzuar për fshehjen e një aparati të fshehtë në banjën e
ambasadës së vendit në Uashington.
Alfred Keating po shërbente si zyrtar i lartë në ambasadë kur
kamera u gjet korrikun e kaluar, shkruan albeu.com.
Ai është
akuzuar për përpjekje për të bërë një regjistrim intim vizual dhe përballet me një maksimum prej 18 muaj burgim nëse dënohet.
Keating është deklaruar jo fajtor ndaj akuzave.
Kamera kishte një shtresë të trashë pluhuri në rritje, duke treguar se kishte qenë e vendosur prej muajsh.
Tualeti në të cilin u vendos
kamera ishte përdorur nga rreth 60 njerëz që punonin në ambasadë. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018,
ora 16:31