Zyrtari i lartë i BE-së i vë kusht Serbisë: Njihni Kosovën
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Europian, Christian Danielson, i ka thënë Serbisë se "nuk ekziston plan B", dhe se rruga e saj e vetme për të hyrë në BE është në normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Danielson ka thënë për "Politika" se Serbina duhet të vazhdojë të përparojë në fushat që mbulojnë të gjithë kapitujt.

"Serbia duhet të arrijë përparim stabil në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën", si dhe ka theksuar se e ardhmja e Serbisë në BE vendoset nga përparimi i tyre në fushat e lartcaktuara.

"Kjo është gjithashtu e rëndësishme, ngjarjet e fundit nuk ishin të favorshme për Serbinë në këtë drejtim", ka thënë Danielson, duke shtuar se Serbia duhet të punojë në bashkëpunim rajonal, paqe dhe stabilitet. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori