Zyrtare/ Theresa May, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe
Pas dorëheqjes së David Cameron, Theresa May do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Në një komunikatë për mediat, Cameron ka shprehur mbështetjen e tij për May.

“Jam shumë i gëzuar që Theresa May do të jetë kryeministrja e ardhshme. Ajo është e fortë, kompetente, është më shumë e aftë sesa për t’i ofruar vendin një lidership që do të ketë nevojë në vitet e ardhshme dhe do të ketë të gjithë mbështetjen time”, shprehet Cameron.

Votimi për zgjedhjen e saj si kryeministre do të bëhet të mërkurën pas marrjes në pyetje nga Parlamenti. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2016, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori