ZYRTARE / Putini takohet me Erdoganin në fillim të marsit në Moskë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Moskë më 9 dhe 10 mars. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Udhëheqësi turk do të marrë pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi.

Hera e fundit e takimit mes Putin dhe Erdogan ka qenë në fillim të tetorit 2016 në Stamboll, ku diskutuan rivendosjen e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimin në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori