Zyrtare/ Obama mbështet Hillary Clinton
Presidenti i ShteteveBashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka bërë të ditur se po mbështet kandidaten e supozuar demokrate për presidente të ShteteveBashkuara, Hillary Clinton, Këtë ai e ka bërë nëpërmjet një videomesazhi të publikuar të enjten.

“Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë një njeri më të kualifikuar për të ardhur në këtë pozitë”, shprehet Obama në video, raporton CNN.

“Unë dua që ju që keni qenë me mua që nga fillimi i këtij rrugëtimi të mahnitshëm të jeni të parët që merrni vesh se unë jam me të”, ka thënë më tej Obama.

“Jam shumë i entuziazmuar. Dhe nuk mund të pres të dal dhe të bëj fushatë me Hillaryn”, ka thënë në fund Obama./Albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori