Zyrtare, incidenti me taksi në Boston nuk ishte terrorist
PoliciaMasaçusets të Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se 10 vetë janë lënduar pasi një shofer taksie me makinën e tij u përplas në turmën e njerëzve afër aeroportit kryesor të Bostonit, por se nuk ka shenja se përplasja ishte e qëllimshme apo të bëhet fjalë për sulm terrorist.

Policia shtetërore në Masaçusets ka njoftuar se përplasja e taksisë në njerëz afër aeroportit Logan, ka ndodhur dje pasdite – sipas kohës lokale.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për këtë incident, ndërsa shoferi 56 vjeçar po intervistohet nga policia.

Disa vende evropiane janë goditur nga sulmet vdekjeprurëse gjatë disa muajve të kaluar ku sulmuesit i drejtonin automjetet drejt turmës së njerëzve. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori