Zyrtare europiane: Vitin e ardhshem Kosova e pavarur, Burns: Duhet kompromis
Albeu.com
Kosova mund te fitoje pavaresine vitin e ardhshem, por ajo do te jete e kushtezuar, pra nen kontrollin e nderkombetareve. Keshtu ka deklaruar nje zyrtar i larte europian, emri i te cilit nuk behet i ditur, per agjencine e lajmeve Rojters."Perderisa Serbia insiston qe Kosova mund ta fitoje vetem autonomine, perendimi do t'i orientoje negociatat qe do te fillojne ne fillim te vitit te ardhshem drejt pavaresise se kushtezuar" ka deklaruar burimi i Reuters- it, duke shtuar se rreth kesaj zgjidhjeje ka nje konsensus ne bashkesine nderkombetare.

Kete opsion kane mbeshtetur edhe zyrtaret e larte ne Shqiperi, kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj. Ky i fundit sot ne nje interviste dhene nje te perditshmeje shqiptare u shpreh se kete variant e mbeshtesin edhe Maqedonia e Kroacia.

Nderkaq nensekretari amerikan i shtetit per ceshtje politike, Nikolas Berns pas takimit te zhvilluar me shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen dhe me Presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova, deklaroi sot ne Prishtine se "ky do te jete nje vit i rendesishem per Kosoven sepse ajo do te hyje ne procesin e zgjidhjes se te ardhmes se saj". Sipas Burns tani eshte koha e unitetit, por ai theksoi se me vone "do vije koha edhe per kompromis".

Per ceshtjen e Kosoves koalicioni opozitar grek i se majtes dhe perparimit (Sinaspizmos) ka akuzuar nensekretarin e Shtetit Nikolas Berns se po angazhohet ne menyre te njeanshme per ceshtjen e pavaresise e cila ne rast se realizohet, ,sipas politikaneve te partise opozitare greke, "mund te shkaktoje destabilizim ne mbare Ballkanin Perendimor". news24
Shtuar më 14/10/2005, ora 01:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori