Zvicra voton pro dëbimit të emigrantëve keqbërës
Pëlqej
(UPDATE) Zviceranët në masë të madhe kanë votuar pro referendumit, që ashpërson masat ndaj të huajve, posaçërisht ndaj emigrantëve. Sondazhet parashohin se Zvicra do të mbështesë masat me të cilat të huajt që kryejnë krime të rënda si vrasje, të dëbohen menjëherë jashtë shtetit.

Ligji i propozuar për kriminelët e huaj, i cili do të bëhej ligji më i ashpër në Evropë, sipas televizionit zviceran ka marrë 53 për qind të votave nga popullata.

Për t’u shndërruar në ligj, nevojitet që të votojnë pro masave shumica e kantoneve të Zvicrës.
Shtuar më 28/11/2010, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori