Zvicra referendum për ashpërsimin e ligjit ndaj të huajve
Pëlqej
Zviceranët të dielën do të votojnë për referundimin që synon ashpërsimin e ligjeve për të huajt në këtë vend.

Referendumi kërkon miratimin e ligjit, i cili do të mundësonte dëbimin e menjëhershëm të të huajve që janë fajtorë për "dhunë, krime serioze seksuale, akte dhune, grabitje, trafik droge apo keqpërdorim të ndihmës sociale".

Referendumi është kërkuar nga Partia e Popullore, që i takon ekstremit të djathtë.

Në një referndum të ngjashëm një vit më parë u miratua ndalimi i minareve të reja në Zvicër.
Shtuar më 25/11/2010, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori