Rama tregon arsyen pse nuk zgjodhën një kandidate femër për postin e Presidentit

Kryeministri Edi Rama ka treguar se pse nuk zgjodhën një kandidate femër për të marrë detyrën e Presidentit të Shqipërisë. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama deklaroi se në pjesën e fundit të diskutimeve, ishin 3 kandidate gra dhe 3 burra.

Ai tha se është bërë një diskutim i gjatë për këto 6 emra ku janë analizuar shumë aspekte.

“Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimit, 3 gra dhe 3 burra. Është bërë një diskutim i gjatë. Unë jam i prirur që të mbështesë maksimalisht kandidaturat gra. Por nuk arritëm në pikën për të diskriminuar burrat në këtë pikë. Kemi parë tërësinë e personaliteteve që ne kemi shqyrtuar të cilët, pavarësisht se do e marrin ose jo vesh, dua t’i falënderoj të gjithë. Kryeministri Edi Rama njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begës për të marrë postin e Presidentit të ri. Menjëherë pas njoftimit të kreut të qeverisë, ka reaguar dhe Bajram Begaj i cili ka pranuar propozimin e Ramës,”-tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.