A ka vdekur Talo Çela? Klodiana Lala shton dyshimet pas takimit me një prej kryesorëve të vrasjeve me pagesë

Disa ditë më parë, i ftuar në “Opinion” gazetari Artan Hoxha tha se Talo Çelën me shumë mundësi nuk do ta shikojmë më, duke ngritur dyshime se mund ta kenë vrarë.

Mbrëmjen e djeshme, gezatarja Klodiana Lala ka rrëfyer bisedën me një person, i cili që sipas saj është një nga kryesorët në këtë histori.

Ai ka rrëfyer se vrasësit me pagesë njihen nëpër burgje dhe se ata kanë informacione për njëri-tjetrin.

Sipas Lalës, ka qenë pikërisht  ky person që ka ngritur dyshime mbi Talo Çelën, të cilin mund të mos e shohim më, pasi nuk po e gjejnë prej muajsh, dhe jo autoritet e policisë, por vetë grupet kriminale.

Në momentin që u arrestua Nuredin Dumani unë dhe Artan Hoxha kemi takuar disa nga personazhet që janë marrë në pyetje gjatë kësaj kohe. Kemi takuar edhe një person, i cili në një farë mënyre është një ndër njerëzit kryesorë që përfshihet në këtë histori. Nuk ka rëndësi, nuk mund të them emra. Ne e kemi takuar sepse unë dhe Artani po e kërkonim për llogari të punës që ne bëjmë. Donim të kuptonim si rekrutohet Nuredin Dumani, si e merr porosinë ai zotëri.

Zotëria në fjalë na shpjegoi, ne punojmë tha, pjesa më e madhe e tyre janë njohur nëpër burgje. Janë njohur në ngjarje të ndryshme kriminale. Kanë informacion për njëri-tjetrin, për bazat që frekuentojnë dhe vendet ku ata rrinë.

Përdorin Sky, Matrix, Encrochat e të tjera me radhë. Çdo personazh i botës së krimit që është në Dubai komunikon sot lehtësisht po të dojë edhe me prokurorin e SPAK. Kemi shumë aplikacione, vetëm po i kanë thyer belgët, holandezët e të tjerë me radhë. Vetëm po e thyen ata se për shqiptarët është histori që nuk ndodh. E pyetëm si paguhen këto lekët. Personi në fjalë mua dhe Tanit na ngriti dyshime.

Tha Talo Çelën mund të mos e shihni më. Pse i thamë ne të dy. Sepse po e kërkojnë prej disa muajsh dhe nuk po e gjejnë dot. Si po e kërkojnë prej disa muajsh, po e kërkon policia. Jo tha, grupet kriminale kanë kodet e tyre, marrëveshjet e tyre dhe nuk po e gjejnë. Çfarë dua të them me këtë. Gjithë problemi është këtu, ne duhet të na shqetësojë fakti se si bandat kriminale kontaktojnë njëri-tjetrin, bisedojnë… Nuredin Dumani hynte-dilte, kishte baza të sigurta në Shqipëri dhe e para herë që hyn në Elbasan u tradhtua dhe u plagos.

Duhet të na shqetësojë shuma e madhe e parave. Kemi rastin e Alban Bengasit, avokatit. Jam tronditur kur e kam lexuar dëshminë. E njoh Bengasin si avokat sikurse njoh dhe dhjetëra avokatë për  shkak të punës që bëj. Më bën përshtypje.

Nuredin Dumani thotë që Alban Bengasi na tha që nëse nuk e merrni përsipër do të pajtoj për ta vrarë Gjergj Cukalin sepse e kam liruar nga burgu. Pyetja që shtrohet dhe SPAK duhet ta hetojë. Për çfarë ishte në burg Gjergj Cukali? Ishte si i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit mbi bazën e një prove ADN që u shkatërrua”, tha Lala.